Deputeti Vladimir Kosta ka sulmuar ashpër kolegun e tij, Erjon Braçe, pas replikës që ky i fundit shkëmbeu me kreun e FSHF-së, Armand Dukën.
Kosta shprehet se Braçe në replikë shpreh hapur mllefin ndaj biznesmenëve, ndonëse vet është palë me shpërdoruesit e fondeve publike. Sa i përket Kostës, deputeti po përflitet gjithnjë e më shumë për një afrim me PAA-në e Agron Dukës.
Reagimi i Vladimir Kostës:
Është për të ardhur keq që Braçe në replikën e tij ndaj Armand Dukës shpreh hapur mllefin e tij ndaj biznesmenëve shqiptar….
Ai kërkon ta akuzojë pa asnjë akuzë konkrete….
Armandin e njoh personalisht gjatë punës në tregti dhe është njeriu më korrekt në cdo mardhenie bashkëpunimi shoqërore apo tregetare.
Ndër të tjera theksoj se Braçe , kryetar komisioni të ekonomisë, si një pelivan – politikan që e mban veten për burrëëëëë të “ndershëm “…..!!!!
Unë e akuzoj me fakte se është palë me shperdoruesit e fondeve publike (shih e-mail e dt.11 tetor) …..shpërdorues i taksave të taksapaguesve shqiptarë, për të cilët ai ndjen neveri.