Tirana
clear sky
9.5 ° C
9.5 °
9.5 °
76 %
1kmh
0 %
Pre
19 °
Sht
18 °
Die
19 °
Hën
16 °
Mar
9 °
E premte, 24 Mars, 2023

Erisa Xhixho akuza për “Pakon e Madhe” të qeverisë: Studentët po zvarriten për 100 mijë lekëshin e bursës

Lajme të ngjashëm

Deputetja e Paritë së Lirisë, Erisa Xhixho ka akuzuar qeverinë se prej muajsh nuk po jep bursat e ekselencës për studentët. Sipas saj, edhe pse bursat nuk i kalon 100 mijë lekë të vjetra, qeveria po e shpërfill nevojën dhe meritën e studentëve.

“I bëj thirrje qeverisë t’i japë studentëve bursat dhe pagesën që u takon, madje me dëmshpërblimin për vonesat e shkaktuara. Kjo është arsyeja pse çdo ditë qindra të rinj marrin rrugët e Europës, shpesh duke rrezikuar edhe jetën. Një qeveri që përbuz të rinjtë i ka ditët të numëruara”, shkruan Xhixho ndër të tjera.

Postimi i plotë i deputetes së Partisë së Lirisë:

Të përjashtuar nga të gjitha paketat e rezistencës dhe pseudo “Pakoja e madhe”, qeveria vijon të tallet me studentët, duke zvarritur pagesën e bursave.

Në kulmin e krizës së çmimeve, që ka dyfishuar koston e tyre të jetesës, studentëve shqiptarë nuk u jepet as ajo që me të drejtë u takon.

Bursat sociale dhe ato të ekselencës për studentët vonohen nga 4 deri në 6 muaj. Edhe pse vlera e tyre nuk i kalon 10 mijë lekë të reja, qeveria e shpërfill nevojën dhe meritën e studentëve, duke zvarritur me muaj të tërë disbursimin nga fondi i bursave.

Asgjë më shumë se kjo zvarritje nuk flet për qasjen që kjo qeveri ka për arsimin dhe të rinjtë e këtij vendi.

I bëj thirrje qeverisë t’i japë studentëve bursat dhe pagesën që u takon, madje me dëmshpërblimin për vonesat e shkaktuara. Kjo është arsyeja pse çdo ditë qindra të rinj marrin rrugët e Europës, shpesh duke rrezikuar edhe jetën. Një qeveri që përbuz të rinjtë i ka ditët të numëruara!

Më shumë