Hapësire reklamuese

Politikë

Erion Veliaj u cakton Drejtor kafshëve të Zoologjikut, rroga 1.4 milionë lekë

Shkruar nga Newsbomb

Kopshti Zoologjik në Tiranë do të ketë tashmë një drejtues dhe kryebashkiaku Erion Veliaj ka urdhëruar krijimin dhe organizimin e kësaj drejtorie të re. Ajo do të jetë në varësi të plotë të Bashkisë së Tiranës dhe drejtuesi do të ketë një pagë të majme prej 1.4 milionë lekësh.

Anëtari i Këshillit Bashkiak të Tiranës, Tedi Blushi ka publikuar vendimin e kryebashkiakut Erion Veliaj dhe pagën e secilit punonjës që do të përfshihet në këtë drejtori të re.

"Në Tiranën e një mijë e një halleve, abuzimet me taksat e qytetarëve nuk kanë fund! Për të qeshur dhe për të qarë: Erion Veliaj u cakton Drejtor të Përgjithshëm kafshëve të egra të Kopshtit Zoologjik. Pagën e Drejtorit e propozon 1.4 milion lekë.

Pra "burgun" e kafshëve e kthen në Drejtori të Përgjithshme dhe cakton madje edhe Drejtor Drejtorie me pagë 1.15 milion lekë, si dhe Përgjegjës Sektori me pagë 920 mijë lekë. Detyrat e tyre funksionale: të mbarështojnë kafshët e egra", shkruan Blushi.

Vendimi i Keshillit Bashkiak Tirane Vendimi i Keshillit Bashkiak Tirane

Ai thotë se ndërkohë që bonusi i qerasë që Bashkia e Tiranës jep për familjet që u janë shembur shtëpitë është 24 mijë lekë dhe për personat me aftësi të kufizuar ndihma ekonomike varion nga 7 mijë në 30 mijë lekë, Veliaj zgjedh të caktojë drejtor për kafshët e egra.

"Nuk është asgjë tjetër vetëm abuzim i pastër me taksat, shpërblim për patronazhistët nëpërmjet fryrjes fiktive të administratës! Kur në fakt është vetë për "kafaz" tek 313-ta për firmën e hedhur tek inceneratori i Tiranës", përmbyll Tedi Blushi.

Organizimi i pagave per drejtorine e re qe do te krijohet Organizimi i pagave per drejtorine e re qe do te krijohet

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese