Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Erion Veliaj “shpall fitoren” në Dajt: Kemi pasur një vërshim të votës nga votuesit për herë të parë. Numëruesit që duan gjumë të zgjohen dhe të vijojnë procesin

Shkruar nga Newsbomb
Erion Veliaj “shpall fitoren” në Dajt: Kemi pasur një

Kryetari i Bashkisë së Tiranës ka “shpallur fitore” e PS në Komunën e Dajtit.

Bashkë me Xhemal Qefalinë, Veliaj tha se ky ishte një oretk votash, një vërshim sidomos i atyre që kanë votuar për herë të parë.

Veliaj u shpreh i bindur se kjo fitore në këtë zonë ka ardhur si rezultat i investimeve të mëdha që janë bërë aty, duke e kthyer Dajtin në një destinacion turistik për të gjithë.

Erion Veliaj: Faleminderit vëzhguesve dhe numëruesve. Ne e kemi zbritur Dajtin me super fitore 52%. Dajti është rritur jashtë mase nga ata që e frekuentojnë gjatë fundjavës. Është miks mes komunës së vjetër dhe resorteve. Vetëm nga turizmi është bërë një sfond i bukur që sjell ekonomi. Dajti duke qenë se është një shtëpi me zemër të madhe. Kam një falenderim për të gjithë kolegët tanë që kemi pasur një vërshim të votës për herë të parë. Gjithë zonjave dhe zonjushave të forumit të gruas është, një nga forumet më shembullore. Ka vend për emancipim edhe pse është komunë aty. Dua që Xhemali duke qenë se mbulon pjesën malore, dua që dhe ai të thotë një fjalë.

Xhemal Qefalia: Unë do kthehem sërish jo vetëm më Bërzhitë. Orteku i fitores ka filluar nga Dajti, nga kjo skuadër që ka sjellë një rezultat spektakolar. Mos u ngel hadri unë do vi prap.

Erion Veliaj: Më vjen mirë që pas apelit të sotëm ka filluar numërimi, janë dhe disa të fundit në njesitë urbane të Tiranës. Më vjen mirë që të gjithë janë shëruar dhe janë zgjuar dhe kanë filluar të numërojmë. Ata që kanë dhimbje barku të shërohen, ata që flejnë gjumë të zgjohen. Duam që t’i kthehemi sa më shpejt punës. Ky është vetëm një kapitull i jetës sonë. Libri jonë vijon me kapitujt e tjerë. Siç është transformimi i Dajtit. Ajo që është e sigurt është që i kemi shërbyer të gjithëve me përulësi. Unë e di që jo të gjithë mendojnë njësoj do të thotë që ne duhet të bëjmë ca gjëra më mirë.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll