Erion Veliaj mbush sot një vit në krye të Bashkisë. Kryebashkiaku i Tiranës ka postuar një mesazh në profilin e tij zyrtar në Facebook.
“21 Qershor!
Si sot 1 vit, qyteti na votoi për ta çuar në Drejtimin e Duhur. Faleminderit nga zemra për besimin! Kemi punuar çdo ditë për të respektuar votën e Tiranës 1 vit më parë, qyteti ka ndryshuar, por më e mira është përpara”, shkruan Veliaj.