Hapësire reklamuese

Politikë

Erion Veliaj jep 68 milionë lekë për fruta për tigrin pa dhëmbë të Kopshtit Zoologjik

Shkruar nga Newsbomb

Më shumë se 60 milionë lekë do të paguaj Bashkia e Tiranës për të ushqyer kafshët e Kopshtit Zoologjik, për vitin 2024. Tenderi është mbyllur dhe fituese është shpallur kompania “NELSA” shpk nën administrim dhe pronësi të biznesmenes Elsa Kamberit, shkruan newsbomb.al.

Tigri pa dhëmbë që institucioni i drejtuar nga Erion Veliaj solli në kryeqytet për fëmijët rreth dy vite më parë, bashkë me kafshët e tjera, do të konsumojë 68 milionë lekë bukë të thatë, fruta dhe perime.

Agjencia e Parqeve dhe Rekreacionit si Autoritet Kontraktor, institucion në varësi të Bashkisë së Tiranës, kërkon produkte si: bukë të thatë, por pa myk, fruta dhe perime të plota e të padëmtuara, bar të thatë jo të kalbur, drithëra të ambalazhuara, kripëra dhe koncentrat me yndyra e proteina të standardizuara.

Dhe për furnizimin me këto produkte për kafshët, Bashkia e Tiranës ka zgjedhur kompaninë “NELSA” shpk. Tenderi është njoftuar në platformën Open Data Albania me "Flamur të kuq", pasi janë skualifikuar të gjithë operatorët konkurrues, përveç fituesit.

Formulai i ushqimeve per Kopshtin Zoologjik Formulai i ushqimeve per Kopshtin Zoologjik

Kompania fituese, në këtë ajo e drejtuar nga Elsa Kamberi, ka kohë 12 muaj nga data e nënshkrimit të Marrëveshjes Kuadër të furnizojë Autoritetin Kontraktor me produktet e kërkuara, bashkë me mjetet që duhet të vërë në dispozicion për ruajtjen dhe shpërndarjen e tyre.

“MC Catering” shpk ka qenë operatori i dytë që ka marrë pjesë në tender, por është skualifikuar sepse nuk ka përmbushur kriteret e vendosura në Dokumentet Standarde të Tenderit, shkruan newsbomb.al.

Vlera e fondit limit ka qenë 5.842.824 lekë të reja dhe “NELSA” shpk ka ofruar në limit 5.703. 744 lekë të reja duke u shpallur rrjedhimisht dhe fituese. Bashkë me TVSH, vlera finale e tenderit për produkte ushqimore për kafshët e Kopshtit Zoologjik arrin në 6.844.492 lekë të reja.

Te dhenat e Open Data Albania, per tenderin e Bashkise Tirane Te dhenat e Open Data Albania, per tenderin e Bashkise Tirane

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese