Tirana
clear sky
-0.5 ° C
-0.5 °
-0.5 °
93 %
1kmh
0 %
Die
10 °
Hën
9 °
Mar
10 °
Mër
10 °
Enj
9 °
E diel, 29 Janar, 2023

Erion Veliaj ironizon kreun e PD: Më dhimbset Lulzim Basha, ka turp të thotë që ka qenë kryebashkiak i Tiranës, në kohën e tij të hante qeni rrugës

spot_img

Lajme të ngjashëm

Kryetari i bashkisë së Tiranës Erion Veliaj ka ironizuar kryedemokratin Lulzim Basha, për të cilin thotë se i dhimbset, pasi ka turp të thotë se ka qenë kryebashkiak i kryeqytetit.

Sipas tij, Basha nuk ka bërë asnjë punë kur ishte në krye të bashkisë, aq sa e ktheu kryeqytetin në një moçal.

“Po bisedoja me Edin të shtunën, kishim 12 aktivitete. Kundërshtari ynë kishte vetëm një aktivitet. U çua në 12 e gjysmë, piu një kafe në orën 1 dhe në 2 u kthye në vilat rezidenciale ku jeton. Duket qartazi kujt i hanë duart për punë dhe kush fle gjumë në trafik. Po sillemi sikur jemi ne në opozitë. Është privilegji më i madh i jetës time. Beteja jonë është me njerëzit, nuk flemë gjumë, por çdo punë e trajtojmë si të jetë dita e fundit. Politika dhe fushata është si film hollivudi, i miri fiton gjithmonë. Finishi im është një qytet dinjitoz, që ka unazën e madhe, teatrin e ri, piramidën, që ka projektin e lagjeve. Në kohën e Lul Bashës, plehrat ishin rrugës, të hante qeni, janë bërë më të pasur prej Tiranës. Tirana vitin tjetër do të jetë kryeqytet evropian i rinisë. Gjysma e parkut të liqenit ishte e gjitha me barake, ishte e zaptuar, zaptuan konviktet. Lul Basha nuk e përmend asnjëherë që ka qenë kryetar i bashkisë së Tiranës. Ti thuash Edi Ramës dhe mua hiqe nga CV drejtimin e Bashkisë së Tiranës, është si të jap një nga veshkat e mia. Ne jemi shumë krenarë që kemi qenë kryetarë bashkie. Basha e shet programin 10 mijë lekë. I vjen turp të thotë që ka qenë kryetar i Bashkisë së Tiranës”, tha Veliaj në Vizion Plus.

Më shumë


spot_img








spot_img