Hapësire reklamuese

Politikë

Erion Veliaj flet nga selia e PS: Kemi marrë fitore të madhe në “Malësinë e Tiranës”, u themi kundërshtarëve që do të jemi edhe në mbështetje të tyre

Shkruar nga Newsbomb
Erion Veliaj flet nga selia e PS: Kemi marrë fitore të madhe në

Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj ka dalë në një konferencë “live” nga selia e PS, duke u shprehur se Partia Socialiste ka arritur një fitore të madhe në atë që ëuhet “Malësia e Tiranës”.

Ai iu drejtua edhe mbështetësve të Partisë Demokratike, duke thënë se pavarësisht betejave elektorale, PS do të jetë edhe në mbështetje të tyre, sidomos në zonat rurale.

“Duket qartë kush ka patur kohë të flejë sot dhe kush nuk ka fjetur. Kemi punuar kryesisht në zonat rurale me numërimin. Kush lider politik që për të mbajtur të tijët me gajret, që thotë pse hapet kjo kuti e para, qartë që nuk e ka bërë kurrë gavetën te patrtia e vet, s’ka qenë kurrë numërues.

Ajo renditje e numrave dhe e kutive në zonën rurale, përkon me atë që quhet Malësia e Tiranës. Ne kemi qenë këtu për të deklaruar fitoren e Dajtit dhe Berzhitës. Sot kemi fitore 70% në zonën e Krrabës dhe Shën Gjergjin. Një nga pyetjet që më është bërë shpesh, “për çfarë shkon në Krrabë kur janë kaq pak vtë”. Gjithmonë kam thënë se fillimisht është çështja e respektit, jo e njerëzve. Ne besojmë te politika që është aty për njerëzit. Kjo lloj politike qartësisht është shpërblyer.

Unë e di që në komunitetet të vogla që njerëzit dihen të kujt partie janë, nevoja për vëllazëri është shumë e madhe. Unë e di kur shkoj në Zall Bastar që çunat e PD janë te ai lokali në kat të dytë. Ka në diferencë shumë të madhe mes të fitosh një beteje dhe ta poshtërosh dikë. NE e kemi merituar fitoren, por obligimin kryesor në komunitetet e vogla e kemi për kundërshtaqrët tanë, për t’u treguar që ne jemi në mbështetje të tyre”, tha Veliaj.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu