Stafi i Bashkisë së Tiranës ka festuar dje me këngë e valle fundin e një "viti të mundimshëm" me shpresën se i riu do të jetë "më i mbarë". Kryebashkiaku Erion Veliaj dhe bashkëshortja e tij, Ajola Xoxa i janë bashkuar festës së madhe në Tiranë, duke trokitur gotat me stafin.
Fotografi Agim Rama ka ndarë pamje nga atmosfera festive në kryeqytet, ku nuk kanë munguar këngët dhe vallet "tironse".
Madje, në valle ka dalë dhe vetë kryebashkiaku Erion Veliaj. Lali Eri, siç e quajnë gjerësisht miqtë dhe bashkëpunëtorët ka nisur t'i marrë seriozisht këngët dhe vallet, e sidomos ato të qytetit të cilin përfaqëson dhe drejton prej vitit 2015.
[caption id="attachment_770554" align="alignnone" width="2048"] Erioni dhe Ajola me stafin e Bashkise Tirane/ © Photo Credits: Agim Rama[/caption]
Pavarësisht lajmeve dhe hetimeve që vërtiten rreth Bashkisë së Tiranës, kryesisht ato për inceneratorin që i kushtoi Erion Veliajt arrestimin e krahut të tij të djathtë, Taulant Tusha përsëri kryebashkiaku ka vendosur që të festojë prag-festat me stafin.
Mesa duket, pasi popullariteti në rrjetet sociale i ra dhe eksperti i rrjeteve sociale, Blerim Gjeladini njoftoi "mbreti" i këtyre platformave ishte kryebashkiaku Benet Beci, Lali Eri e ka marrë seriozisht rikthimin për të ruajtur ndikimin e tij.
Dhe një nga mënyrat që Erion Veliaj duket se ka zgjedhur për të fituar përsëri popullaritetin, janë këngët dhe vallet që po i ndan gjithnjë e më shumë në llogaritë e tij në mediat sociale.