Tirana
clear sky
-3.5 ° C
-3.5 °
-3.5 °
59 %
0.5kmh
0 %
Enj
7 °
Pre
9 °
Sht
10 °
Die
9 °
Hën
9 °
E enjte, 9 Shkurt, 2023

Erion Veliaj dëshmon në Komision: Mirel Mërtirin dhe Klodian Zoton i njoh nga mediat, i kam parë në Zimbabve me Gerti Bogdanin e PD (E PLOTË)

spot_img

Lajme të ngjashëm

Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj është duke dëshmuar në Komisioninm Hetimor për inceneratorët, ku është pyetur nëse ka njohje me shtetasit Mirel Mërtiri, Klodian Zoto dhe Stela Gugallja, biznesmenë të akuzuar si të përfshirë në aferën për impjantet e trajtimit të mbetjeve, shkruan newsbomb.al.

I pyetur nga kryetarja Jorida Tabaku për njohjen me biznesmenët, Veliaj tha se nuk kishte pasur asnjëherë asnjë kontakt me ta. Madje, kryebashkiaku përmendi dhe një takim të zyrtarit të PD Ger Bogdani me Mirel Mërtirin dhe ministrat e shtetit të Zimbabves. “I kam parë në fotografi me Gert Bogdanin, që ka qenë në atë kohë drejtuesi i marrëdhënieve me jashtë në PD”, tha Veliaj.

Më poshtë ne po sjellim një pjesë të dëshmisë që kryebashkiaku po jep në Komision dhe foton e Gert Bogdanit në Zimbabve, foto të cilës ju referuar Erion Veliaj gjatë fjalës së tij.

Pyetje – përgjigjet e kryebashkiakut Erion Veliaj në Komisionin Hetimor

Tabaku: Zoti Veliaj, kur e keni filluar detyrën si kryetar i Bashkisë Tiranë

Veliaj: E kam filluar këtë detyrë në vitin 2015. Një ndër gjërat e para që kam hasur ka qenë emergjencë mjedisore e shpallur nga qeveria…

Tabaku: Faleminderit, do vazhdojmë më pas, por unë këtë pyetje kisha për momentin

Veliaj: Domethënë, donit të dinit kur kam filluar unë punë? Kam filluar menjëherë pas administrtës tuaj, ju si nënkryetare dhe zoti Basha si kryetar

Tabaku: Zoti Veliaj njiheni me shtetasit Mirel Mërtiri, Klodian Zoto dhe Stela Gugallja?

Veliaj: I kam parë në fotografi me Gert Bogdanin, që ka qenë në atë kohë drejtuesi i marrëdhënieve me jashtë në PD.

Tabaku: Ju nuk keni bërë asnjë udhëtim me këta shtetas, nuk i njihni në asnjë marrëdhënie tjetër?

Veliaj: Nuk kam bërë asnjë udhëtim, por jam informuar nga mediat për udhëtimin e tyre në Zimbabve me zyrtarë të PD.

Tabaku: Ju nuk keni kryer asnjë takim, komunikim, biseda telefonike me ta, në lidhje me kontratën?

Veliaj: Nuk kam kryer asnjë diskutim dhe udhëtim të tillë. Jam njohur nga mediat vetëm për udhëtimet e këtyre personazheve me drejtuesin e marrëdhënieve me jashtë të PD në Zimbabve. Nëse kjo është njohje, i njoh nëpërmjet lajmeve të zyrtarëve të PD.

Tabaku: Ju jeni thirrur këtu në cilësinë e dëshmitarit për kontratën e Tiranës.

***

Veliaj: Është e pandershme kjo që po bën. E fton tjetrin të dëshmoj…

Tabaku: Mos u bëj viktimë se nuk je viktimë

Veliaj: Po të jetë për përballjet tona unë të kam mundur në gjyq dhe je dënuar për shpifje, je dënuar sistematikisht për shpifje.

Tabaku: Më lexo vendimin e këshillit bashkiak

Veliaj: Mos ma hiq mikrofonin…

Tabaku: Më lexo vendimin, më lexo emrin

Veliaj: Vendim i këshillit bashkiak, nr.106, datë 28.09.2017, ngarkohet kryetari i bashkisë së Tiranës për zbatimin e angazhimeve të parashikuara në këtë vendim…

Më shumë


spot_img









spot_img