Tirana
clear sky
3.5 ° C
3.5 °
3.5 °
24 %
4.6kmh
0 %
Hën
3 °
Mar
6 °
Mër
7 °
Enj
8 °
Pre
9 °
E hënë, 6 Shkurt, 2023

Erion Braçe thirrje pronarëve të restoranteve: Shikoni çfarë shalqini kemi! Blijeni te bujku, tregtarët ju grabisin me katër herë më shtrenjtë

spot_img

Lajme të ngjashëm

Deputeti socialist Erion Braçe u bën thirrje pronarëve të hoteleve dhe restoranteve që të blejnë shalqi te bujqit në Divjakë e Lushnje, pasi kanë cilësi të garantuar dhe katër herë më lirë se te tregtarët. Sipas tij, tregtarët e blejnë me 10 lekë/kg dhe e shesin me 40 lekë.

“Boll pranove te te grabise tregtari e kjo te duket lehtesi”, shkruan Braçe, teksa publikon dhe një video nga fusha ku shalqini, siç thoët ai, është rritur me uji dhe diell.

“Ky eshte shalqini yne; kjo cilesi, i gjitha njesoj, bio bere thjeshte nga toka, uji e dielli! Blini tek bujku ne fushe; te tjeret ju grabisin me cmim kater here me te larte se tek bujku!! Tani Imshta, Gjonasi, Eskaj, Cermat – Duke nisur nga Cerma e Siperme, Bicukasi e Sulzotak, ka shalqi, kerkund tjeter!

Ti qe ke hotel plot, restorant plot, bar, shalqinin e ke ne tre vakte, bli tek bujku ne fushe, merr cilesine e tokes sone dhe kurse parate e tua! Boll pranove te te grabise tregtari e kjo te duket lehtesi”, shkruan deputeti socialist dhe ndan pamjet e mëposhtme.

Më shumë


spot_img









spot_img