Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Erion Braçe thirrje Autoritetit të Konkurrencës: Hetoni tregun! Domatja del me 40 lekë në Myzeqe dhe 2 kilometra më larg shitet me 120 lekë

Shkruar nga Newsbomb
Erion Braçe thirrje Autoritetit të Konkurrencës: Hetoni tregun!

Deputeti socialist Erion Braçe, i ka bërë thirrje Autoritetit të Konkurrencës që të hetojë abuzimin që sipas tij po bëhet me bujqit dhe blegtorët. Në Komisionin e Ekonomisë, ai i ka thënë kreut të këtij institucioni se fabrikat mbledhin produkte në Myzeqe dhe 2 km më larg i shesin trefish më shtrenjtë.

"Është grabitje e mirëfilltë që i bëhet bujqve që domatja të dalë me 40 lekë nga Myzeqeja e të shitet me 120 lekë. Ju nuk përcaktoni çmime por kur e konstatoni se abuzon me pozitën dominuese, duhet të ndërhyni ju. Ne paguajmë njësoj si të gjithë të tjerët.

Siç po ndodh me këtë, po ndodh edhe me blegtorinë. Ky tregu blegtoral është edhe më i ngushtë se i frutave e perimeve. Dini gjë deklarimin e fabrikave që do rrisin çmimin e produktit final në tregje? Por e keni dëgjuar që do ulin çmimin e grumbullimit të çmimit nga bujqit. A është ky abuzim? Në të gjithë Myzeqenë 3 fabrika janë", u shpreh Erion Braçe.

Më tej, deputeti socialist tha se edhe përse inflacioni i produkteve të importuara ka rënë, kjo nuk është reflektuar në kërkesën e tregut. Sipas tij, Autoriteti i Konkurrencës duhet të zbulojë abuzimet dhe marrëveshjet e ndaluara.

"Është shumë e qartë që sa kohë që inflacioni i importuar i produkteve që vijnë nga importi ka rënë, si nuk reflektohet në treg? Ju mendoni se ka kërkesë të shtuar për vaj? Unë mendoj që jo. Kështu është edhe oferta se u zëvendësua. Nuk të lë kapitalizmi boshllëk në treg. Ju e keni në dorë të monitoroni tregjet e të zbuloni abuzimin dhe marrëveshjet e ndaluara."

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll