Hapësire reklamuese

Politikë

Erion Braçe në lot: Babai numëron qindarkat që të çojë vajzën në shkollë

Shkruar nga Newsbomb
Erion Braçe në lot: Babai numëron qindarkat që të

Erion Braçe është shfaqur i përlotur teksa ka folur për hendekun e madh që po krijohet në Shqipëri mes njerëzve të thjeshtë,  të cilët sipas tij llogarisin çdo qindarkë dhe që nuk e kanë luksin të shpërdorojnë ushqimin sipër tavolinës.

Braçe, i cili njihet për qëndrimin e tij, kundër skemës së TVSH  për bujqësinë, të prezantuar në Komisionin e Veprimatisë Prodhuese është shfaqur i prekur kur ka folur për babain që kursen çdo qindarkë që të shkollojë fëmijën.

I marrin bujqit si njerëz që merren me punë të rëndomta, që s`kanë ide. O kanë ide ata, o të bëjnë llogari bujqit, veçanërisht në Myzeqe, veçanërisht në Berat, në Fier, në Lushnje dhe në Divjakë, o nuk të bëjnë llogari kurrkund. Gjejeni ekonomistin (ua thashë në Komisionin e Ekonomisë), kush është më i miri nga ju? Edhe nga ata që i kishte sjellë ministrja e Financave atje, kush është më i miri nga ju le të vijë dhe të ulet në tavolinë nesër në një klub fshati atje.

S`ka asnjë problem, nuk ka as Covid atje, mund të ulemi në një klub fshati dhe ta bëjmë këtë llogarinë e TVSH-së. Po askush nuk e merr përsipër të vijë dhe të ulet. Ata e bëjnë llogarinë shumë mirë. Pse? Sepse ata llogarisin çdo qindarkë. Nuk janë si ne që e shpërdorojmë ushqimin sipër tavolinës, që e shpërdorojmë paranë edhe kur e kemi me shumicë. Ata numërojnë edhe qindarkën më të fundit, sepse secili prej tyre mendon që ta çojë vajzën në shkollë. (përlotet). Secili prej tyre mendon që ta mbajë fëmijën e vet aty.

Po çfarë t`i them unë një djali të ri që ka parë prindin e vet sesi vuan, çfarë t`i them? Që nuk e do jetën e prindit të vet, nuk e do punën e prindit të vet, nuk e do. E çmon, e respekton sepse ai i ka dhënë mundësinë të shkojë në shkollë, të vishet, të ushqehet, të dalë, të argëtohet, me ato mundësi që të ofron edhe provinca, po çfarë t`i them? Nuk do të vuajë siç ka vuajtur gjyshi, siç ka vuajtur babai, nëna?”, tha Braçe në një intevistë me Mira Kazhanin.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.