Tirana
scattered clouds
15.5 ° C
15.5 °
15.5 °
88 %
1.5kmh
40 %
Mër
24 °
Enj
23 °
Pre
26 °
Sht
23 °
Die
23 °
E mërkurë, 28 Shtator, 2022

Erion Braçe i nxjerr fotot deputetit demokrat me “kartelin e grumbulluesve”: Sot me përfaqësues të PD, nesër me ministren!

spot_img

Lajme të ngjashëm

Deputeti i Partisë Socialiste dhe një ndër zërat më kritikë Erjon Braçe, ka vijuar akuzat e forta në lidhje me padrejtësitë që po i bëhen bujqëve.

Përmes një postimi në “Facebook”, Braçe ka nxjerrë fotografinë e deputetit të PD, Luan Baçi me “kartelin e grumbulluesve”.

Braçe thotë se grumbulluesit më parë zhvillojnë takime me përfaqësues të PD dhe më pas dalin me ministren.

Sa i përket mungesës së tij në këto takime, deputeti liston disa arsye ku një prej tyre është se nuk mund të flasë para bujqëve për çmimet e rritura, kur ai ka pasur në dorë për të bërë gjitihçka dhe nuk ka bërë asgjë.

Postimi i plotë:

KY ESHTE SEGMENTI POLITIK I

“KARTELIT TE GRUMBULLUESVE”!

NE ME PAK SE 20 ORE, NGA FIERI ME PD NE BARBULLINJE ME MINISTREN;

POLITIKE, KLIENTELIZEM DHE SHTRYDHJE E BUJKUT DERI NE FRYMEN E FUNDIT;

TE NJEJTAT FYTYRA,

TE NJEJTAT SHPK,

TE NJEJTET TE SUPERPAGUAR NGA BUXHETI I SHTETIT!

Perse nuk isha une atje?

1. Sepse une e refuzoj VARESINE e bujqve te zakonshem nga KARTELI I GRUMBULLUESVE;

2. Sepse une kurre nuk do te CERTIFIKOJ marredhenien skllaveruese qe ja ben MUUUU mes KARTELIT TREGTAR e BUJQVE PRODHUES;

(Imagjinoni, takimin ne Barbullinje-deri tek dengjet e barit si ulese, e organizoi KARTELI duke therritur ne takim bujqit qe i mbajne varur me mallin, cmimin, pagesen e parave)

3. Sepse une nuk e bej dot te kem BUJQIT perballe e te MOS FLASE per CMIMIN E PUNES se zyre, prodhimit te tyre;

4. Sepse une nuk do e beja dot kurre te flisja per KOSTOT E SHTUARA, CMIMET E RRITURA TE LENDEVE TE PARA per bujqit, kur kisha ne dore mjaftueshem pushtet per te bere gjithcka, por ne fakt BERA ASGJE per te frenuar abuzimin e KARTELIT TE PLEHRAVE KIMIKE posacerisht;

5. Sepse une nuk e bej dot tu “tregoj arat” atyre qe ne fushe jane gjithe diten, pra tu them “JU KENI PUNUAR ME SHUME, KENI PRODHUAR ME SHUME, KENI MARRE TE ARDHURA ME SHUME”, kur e di fare mire se CMIMET E caktuara nga KARTELI I GRUMBULLUESVE kane qene te njejta ose me te ulta se nje vit me pare;

6. Sepse une nuk pranoj e refuzoj te kem ne krah KARTELIN qe ju vonon me muaj te tere parate e mundit e djerses se tyre BUJQVE PRODHUES, duke krijuar nje BORXH KOLOSAL ndaj bujqve te thjeshte, edhe pse ju kane blere mallin, madje edhe pa cmim e duke i mashtruar e poshteruar pas muajsh te tere per CMIMIN;

7. Sepse une nuk bej politike me KARTELIN, e neveris te bej politike me njerez qe zhvasin, jane thuajse informale prej mbeshtetjes politike-nuk formalizojne ne sistem blerjet kryesisht, ne kete menyre pasurohen duke zhvatur bujkun e zhvatur shtetin;

8. Sepse une kurre nuk kam marre gje prej tyre, ZERO, as mall e as para, as pak e as 30%, ZERO; ndaj nuk kam ngerc te flas per paligjshmerine e tyre te perditshme, poshtersine e qellimte e politike me CMIMET PER BUJKUN-duke nisur nga shalqini, borxhin kolosal ndaj bujqve per prodhimet e blera, skllaverine e kesaj kohe pikerisht permes ketij borxhi e ku per te marre parate e tua, duhet te dorezosh e dorezosh pafund prodhim me shpresen se do paguhesh per prodhimin me heret;

E fundit, sepse nuk mund te rri me nje MJERIM MORAL E TE DEHUR qe duket ne fshat kur duhet te shaj e fyej koleget, se per te ndihmuar e zgjidhur shfaqet vec “kur merr pensionin e plakes”!

Ka me arsye se kaq?

NE FOTO: te merkure ne mbremje ne Fier, perfaqesuesi i Doni Fruits, Tomato Al dhe pas ferres Romir Shpk; te enjten ne mbremje, po te njejtet, Doni Fruits, Tomato Al, mungonte Romir Shpk, por ishin shtuar te tjere si keta, pjese e KARTELIT.

Tani, pyesni bujqit cpo i bejne keta CMIMIT TE SHALQINIT.

Më shumë


spot_img
spot_img
spot_img