Hapësire reklamuese

Politikë

Erion Braçe e zbulon për herë të parë: Në vitin 2007 i lutesha Sali Berishës në zyrën e tij t’i jepte një orë më shumë energji Beratit

Shkruar nga Newsbomb
Erion Braçe e zbulon për herë të parë: Në vitin

Erion Braçe ka zbuluar për herë të parë se në vitin 2007 i është lutur në zyrë kryeministrit të asaj kohe, Sali Berishës, që t’i jepte qytetit të Beratit 1 orë më shumë energji elektrike.

Ai u shpreh se në atë vit Shqipëria furnizohej me energji vetëm 4 orë në ditë.

“Në këtë sallë kemi edhe opinione të ndryshme për borxhin, por diferencën e bëjnë faktet, unë ju dëgjova me vëmendje, por që të thoni se që nga viti 2006 Shqipëria nuk ka pasur ndërprerje dritash, më vjen keq, ose nuk keni qenë këtu, ose keni pasur një zgjidhje alternative, në 2007 nga Tropoja deri në Konispol ka pasur 4 orë drita dhe personi që ju flet i lutej kryeministër të asokohe ne zyrën e tij, habi e madhe që isha në zyrën e tij, i lutesha kryeministrit që t’i jepte Beratit një orë më shumë energji. Nga 4 ta bënte 5 meqënëse niveli i arkëtimit atje ishte mbi 92%. Të mos përmendim rastin kur u përmbytëm 6 herë rresht, sepse nuk menaxhohej dot rezerva energjitike te kaskada e Drinit”, tha Braçe në Kuvend.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll