Hapësire reklamuese

Aktualitet

Erërat e forta thyejnë pemët në Tiranë, Veliaj thirrje qytetarëve: Qëndroni në shtëpi nëse s’keni punë

Shkruar nga Newsbomb
[caption id="attachment_364523" align="alignnone" width=""]Tirane[/caption]

Reshjet e dendura të shiut dhe erërat e forta mbrëmjen e djeshme kanë përfshirë gjithë vendin duke shkaktuar probleme me përmbytjen e rrugëve dhe rrëzimin e pemëve.

 

Kushtet e përkeqësuara kanë shkaktuar probleme dhe në Tiranë, ku disa pemë janë rrëzuar duke dhe kanë vështirësuar qarkullimin.

Ndërkohë kryebashkiaku, Erion Veliaj ka bërë thirrje për qytetarët që nëse nuk kanë punë urgjente të qëndrojnë në shtëpi derisa situata dhe akset e bllokuara të lirohen.

“Stuhia e mbrëmshme ka rrëzuar dhjetëra pemë në shumë akse të qytetit!

 Nëse nuk keni punë urgjente, qëndroni në shtëpi derisa akset të lirohen nga kolegët e Bashkisë së Tiranës. Tërmetet, shirat e stuhitë s'i ndalojmë dot, por mund të reagojmë pa panik për pasojat”, përmbyll Veliaj.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu