Tirana
broken clouds
7.5 ° C
7.5 °
7.5 °
93 %
2.1kmh
75 %
Hën
16 °
Mar
16 °
Mër
16 °
Enj
17 °
Pre
12 °
E diel, 4 Dhjetor, 2022

ERE mbledh Bordin nesër, çfarë pritet të vendosë për çmimin e energjisë

spot_img

Lajme të ngjashëm

Enti Rregullator i Energjisë ERE do të mbledhë Bordin e saj nesër, më datë 14:00. Pritet që ERE të vendosë për kërkesën e pezullimit të rritjes së çmimit të energjisë për fashën 800 kWh, për muajin tetor.

Kujtojmë se, një javë më parë vendimi i ERE për rritjen e çmimit të energjisë me 42 lekë për ata që konsumojnë mbi 800 kWh u botua në Fletoren Zyrtare. Mbledhja e nesërme është brenda afatit ditor që ERE ka për të pezulluar vendimin e bërë zyrtar pak ditë më parë.

Ministrja Belinda Balluku, dje sqaroi se qeveria nga ana tjetër do jetë ajo që do të vendosë nëse do ta rrisë çmimin apo jo.

MBLEDHJA Nr. 44, Datë 07.10.2022, ora 14:00 e Bordit të ERE-s

“Në zbatim të (i) nenit 13 dhe 16, të Ligjit Nr. 43/2015, “Për Sektorin e Energjisë Elektrike”; i ndryshuar, ligjit Nr.8480, date 27.5.1999 për “Funksionimin e organeve kolegjiale te administratës shtetërore dhe enteve publike, (ii) të Rregullores së Brendshme të Organizimit dhe Funksionimit të Entit Rregullator të Energjisë (ERE), miratuar me vendimin e bordit të ERE nr. 199, datë 27.11.2020 dhe (iii), të Rregullores për Organizimin, Funksionimin dhe Procedurat e ERE-s, miratuar me vendimin e bordit të ERE nr. 96, datë 17.06.2016, njoftojmë se ditën e Premte datë 07.10.2022, ora 14:00, do të zhvillohet mbledhja nr. 44 e Bordit të ERE-s, sipas këtij rendi dite:

Për një ndryshim në vendimin nr. 242, datë 23.09.2022, të bordit të ERE-s, “Mbi miratimin e çmimit të shitjes së energjisë elektrike prej 42 lekë/kWh për konsumin mbi 800 kËh/muaj për klientët familjarë për periudhën 1 Tetor – 31 Dhjetor 2022”

Më shumë




spot_img








spot_img