Hapësire reklamuese

Bota

Erdogan zbulon vendimin drastik: Këto janë zgjedhjet e mia të fundit

Shkruar nga Newsbomb
Erdogan zbulon vendimin drastik: Këto janë zgjedhjet e mia të

Presidenti turk  Recep Tayyip Erdogan njoftoi se raundi i ardhshëm i votimve lokale do të jenë zgjedhjet “përfundimtare” për të.

Qytetarët në çdo qytet, krahinë dhe komunë turke do të votojnë për të zgjedhur kryetarët dhe këshilltarët më 31 mars. Erdogan tha se ky do të jetë votimi i fundit në të cilin ai do të marrë pjesë.

"Sipas ligjit, këto zgjedhje janë zgjedhjet e mia të fundit," tha ai të premten në një takim të grupit të të rinjve TÜGVA në Stamboll.

Themeluesi dhe udhëheqësi i Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (AKP), Erdogan ka qenë president i Turqisë që nga viti 2014 pas një dekade si kryeministër i vendit. Erdogan tha se rezultati i zgjedhjeve lokale do të ketë një ndikim të rëndësishëm në planet e tij për vazhdimësinë politike.

“Rezultati që do të dalë nga këto zgjedhje do të jetë një transferim i një trashëgimie vëllezërve që do të vijnë pas meje. Kjo është arsyeja pse ne bëmë përgatitjet e nevojshme”, tha Erdogan.

Erdogan u rizgjodh për një mandat të dytë pesë-vjeçar në zgjedhjet e vitit të kaluar.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese