Erdogan vizitë zyrtare në Moskë, takon sot Putin

Publikuar tek: bota, më 09:25 08-04-2019 Erdogan vizitë zyrtare në Moskë, takon sot Putin

Presidenti i Turiqisë Recep Tayyip Erdogan pritet të takohet sot në Moskë me homologun e tij rus Vladimir Putin.

Sipas njoftimit zyrtar nga zyra e presidentit turk, Erdogani do të marrë pjesë në takimin e tetë të Këshillit të Bashkëpunimit të nivelit të lartë ruso-turk, i cili do të kryesohet nga krerët e Turqisë dhe Rusisë.

Theksojmë se vizita e presidentit turk në Rusi vjen vetëm pak ditë pas mosmarrëveshjeve të Washingtonit me Ankaranë në lidhje me një plan të mundshëm ushtarak të Turqisë në Siri dhe vendimit për të blerë sistemin antiraketor nga Rusia S-400.

Turqia është vend anëtar i Nato-s dhe marrëdhëniet e këtij vendi me Rusinë kanë qenë gjithnjë të tensionuara, por me administratën e presidentit Erdogan, raportet mes Moskës dhe Ankarasë janë përmirësuar dhe forcuar.

Mësohet se në takim është planifikuar të nënshkruhen marrëveshje të ndryshme. Rexhep Tajip Erdogan dhe Vladimir Putin do të takohen me biznesmenë të të dy vendeve.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Breshëri plumbash në një 'baby shower', 6 të plagosur, mes tyre fëmijë
Dënohet me 2 vite burg, shau gruan e re të ish-bashkëshortit »
Article Logic
Execution time: 0.010245084762573
array(1) { ["section"]=> string(54) "erdogan-vizite-zyrtare-ne-moske-takon-sot-putin-159585" }