Tirana
overcast clouds
15 ° C
15 °
15 °
58 %
3.1kmh
90 %
Mër
15 °
Enj
17 °
Pre
14 °
Sht
15 °
Die
21 °
E mërkurë, 21 Prill, 2021
spot_img

Erdogan uron Vjosa Osmanin: Marrëdhëniet tona vëllazërore do të forcohen

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Presidenti i Turqisë, Rexhep Tajiip Erdogan, përmes një postimi ka uruar presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani për detyrën e re që mori.

Erdogan bën me dije se ka zhvilluar një bisedë telefonike me Vjosën teksa shton se marrëdhëniet mes Turqisë dhe Kosovës do të forcohen.

 “Sot pata një telefonatë me presidenten e re të Kosovës, Vjosa Osmani-Sadriu, të cilën e urova për zgjedhjen e saj në krye të shtetit. Në këtë telefonatë, diskutuam për çështjet rajonale.

Unë shpreha qëndrimin konstruktiv të komunitetit turk, pjesë e pandashme e strukturës multikulturore të Kosovës në procesin e qeverisë së re dhe zgjedhjet presidenciale. Gjithashtu, unë shpreha bindjen time se miqësitë historike dhe marrëdhëniet vëllazërore do të forcohen edhe në periudhën e re të Kosovës. Në bisedën tonë, unë deklarova se bashkëpunimi i shumanshëm midis vendeve tona ka kontribuuar në stabilitetin dhe prosperitetin e Ballkanit”, ka shkruar Erdogani në Facebook.

Vjosa  mori detyrën e presidentes gjatë seancës së mbajtur ditën e dielë  në Kuvendin e Kosovës ku arriti të marrë 71 vota.

Këtë prag-zgjedhjesh, kemi hapur sondazhin për të parë se ku është mbështetja juaj ndaj partive dhe kandidatëve përkatës. Klikoni këtu për të votuar dhe për të aksesuar statistikat e deritanishme.

spot_img

Më shumë

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Lajmet e fundit

spot_img