Hapësire reklamuese

Bota

Erdogan uron Ditën e Pavarësisë së Kosovës: Me popullin tuaj kemi lidhje vëllazërore!

Shkruar nga Newsbomb
Erdogan uron Ditën e Pavarësisë së Kosovës: Me popullin

Presidenti turk Recep Tayiip Erdogan ka uruar ka uruar Kosovën për 14 vjetorin e shpalljes së pavarësisë. Përmes një postimi në Twitter, Erdogan shkruan se Turqia me Kosovën kanë miqësi historike dhe lidhje vëllazërore.

Uroj përvjetorin e pavarësisë së Kosovës, me të cilën kemi miqësi historike dhe lidhje vëllazërore. I uroj paqe, prosperitet dhe mirëqenie popullit vëllazëror të Kosovës dhe u dërgoj përshëndetjet e përgëzimet e mia”, ka shkruar presidenti turk.

Kujtojmë se shpallja e Pavarësisë së Kosovës është bërë më 17 Shkurt të vitit 2008.Në Kuvendin e Republikës së Kosovës në Prishtinë, në një mbledhje të jashtëzakonshme ku merrnin pjesë 109 nga gjithsej 120 deputetë, Kuvendi i Kosovës njëzëri shpalli Kosovën shtet të pavarur, sovran dhe demokratik.

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.