Hapësire reklamuese

Bota

Erdogan: Turqia nuk do të jetë "magazina e refugjatëve” për Evropën

Shkruar nga Newsbomb
Erdogan: Turqia nuk do të jetë "magazina e

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan u ka bërë thirrje vendeve të tjera evropiane që të marrin përgjegjësinë për afganët që ikin nga talebanët, duke paralajmëruar se Turqia nuk ka asnjë detyrim të jetë "magazina e refugjatëve” për Evropën.

"Evropa, e cila është bërë qendra tërheqëse për miliona njerëz, nuk mund të qëndrojë jashtë këtij problemi duke mbyllur kufijtë e saj vetëm për të mbrojtur mirëqenien e qytetarëve të saj. Me këtë qëndrim, Evropa po u kthen shpinën vlerave njerëzore", tha Erdogan në një konferencë shtypi televizive.

Ai tha se rreth gjysma e emigrantëve "të parregullt" që Turqia ka regjistruar në tre vitet e fundit janë nga Afganistani.

“Turqia pret rreth 5 milionë shtetas të huaj - përfshirë 3.6 milionë sirianë dhe 300,000 afganë”, tha Erdogan.

Presidenti tha se "nëse është e nevojshme", Turqia do të jetë e hapur për takim me "qeverinë që do të formohet nga talebanët".

“Rreth 500 qytetarë turq u evakuuan nga Afganistani kohët e fundit dhe rreth 300 të tjerë që janë ende të bllokuar atje do të kthehen në shtëpi së shpejti”, shtoi ai.

“Ne s’jemi prej atyre që bombardojnë civilët e të pafajshmit në emër të antiterrorizmit” – komentoi Erdogan.

Sondazh

Poll