Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Bota

Erdogan thirrje shteteve islamike: Të ndihmojmë myslimanët e Ballkanit

Shkruar nga Newsbomb

Në një fjalim të mbajtur në Samitin e 13-të të Organizatës së Bashkëpunimit Islamik (OBI) i cili sot filloi në Stamboll, presidenti turk Recep Tayyip Erdogan tha se muslimanëve në Ballkan u duhet mbështetja e botës islame.

“Ne si OBI duhet t'u ofrojmë mbeshtetje të fuqishme muslimanëve anembanë botës. Muslimanët në Republkën Turke të Qipros Veriore me dekada janë të izoluar. Ky është problem i të gjithë muslimanëve, njëkohësisht komunitetet muslimane në Ballkan, në Azinë Juglindore dhe në Afrikë kanë nevojë për mbështetje të fuqishme të botës islame", porositi presidenti turk Erdogan, transmeton “AA”.

Ai nga ky samit i bëri thirrje edhe njëherë komunitetit ndërkombëtarë që të rishikojë qëndrimin e tij ndaj organizatave terroriste. "Për shkak të kërcënimit të terrorizmit duhet të ndërmerren operacione në terren. Krahas kësaj duhet një luftë për ti shterrë burimet financiare dhe njerëzore. Për këtë arsye bashkëpunimi ndërkombëtar ka rëndësi të madhe. Do të jetë me vend që mes vendeve anëtare të OBI-së të krijohet një strukturë e cila do të forcojë bashkëpunimin dhe institucionalizimin kundër terrorizmit dhe krimeve të tjera. Me këtë qasje është pranuar propozimi ynë si Turqi për formimin e një bashkëpunimi policor OBI me qendër në Stamboll dhe formimin e një qendre koordinimi", tha presidenti turk.

Duke iu referuar çështjes së terrorizmit Erdogan tha se terrorizmi dhe dhuna janë një prej çështjeve më të mëdha me të cilat ballafaqohet bota islame.

"Ne e mbajmë mend shumë mirë në të kaluarën se si Afganistani për shkak të Al-Kaedës u shkatërrua, se si qindra mijëra muslimanë u masakruan dhe miliona të tjerë ranë viktima. Edhe tani DAESH-i i cili ka marrë nën kontroll zona të caktuara në Siri dhe Irak dhe i cili po përpiqet të ushtrojë ndikim në Libi, po i shërben sërish të njëjtit qëllim të pistë. Ne i shohim në të njëjtin prizëm edhe organizatat si Boko Haram dhe Al Shabaab të cilat kryejnë akte terroriste në rajone të ndryshme të Afrikës. Ju lutem të jeni të kujdesshëm se përveç disa akteve me qëllim për shfaqje, të gjitha mizoritë, të gjitha dëmet e organizatave terroriste janë kundër muslimanëve", tha Erdogan.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese