Hapësire reklamuese

Bota

Erdogan sulmon sërish homologun e tij Macron: Është bërë barrë për vendin, shpresoj që shumë shpejt Franca të...

Shkruar nga Newsbomb
Macron - Erdogan

Presidenti i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan tha sot se shpresonte që Franca të “çlirohet” së shpejti nga Emmanuel Macron, duke e përshkruar atë si një barrë për vendin europian.

Sipas Reuters, lidhjet mes Turqisë dhe Francës kanë qenë të tensionuara në muajt e fundit lidhur me ndryshimet në politikën mbi Sirinë dhe botimin e karikaturave të Profetit Muhamed në Francë.

“Macron është një barrë për Francën. Macron dhe Franca po kalojnë një periudhë shumë të rrezikshme”, u shpreh Erdogan para gazetarëve, duke iu referuar protestave në qytetet franceze. “Shpresa ime është që Franca të ‘çlirohet nga problemi Macron’ sa më shpejt të jetë e mundur”, vijoi ai.

Ankaraja dhe Parisi kanë shkëmbyer gjithashtu akuza për rolet e tyre në konfliktin e Nagor-Karabkah. Franca thotë se Turqia ndezi luftimet midis Armenisë dhe Azerbajxhanit për Nago-Karabakun, i njohur ndërkombëtarisht si pjesë e Azerbajxhanit, por i populluar nga Armenët etnikë.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu