Tirana
clear sky
10.5 ° C
10.5 °
10.5 °
76 %
1kmh
0 %
Pre
26 °
Sht
27 °
Die
28 °
Hën
26 °
Mar
28 °
E premte, 20 Maj, 2022
spot_img

Erdogan sot vizitë në Shqipëri, merren masa të rrepta sigurie për Presidentin turk, do të mbrohet nga RENEA, marrëveshjet që priten të nënshkruhen

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Sot presidenti turk Rexhep Tayyip Erdogan do të mbërrijë në Tiranë në kuadër të një vizite zyrtare.

Në orën 09:00 Erdogan do të mbërrijë në aeroportin e Rinasit, ku do të pritet nga kryeninsitri Rama dhe disa ministra.

Pas pritjes në aeroport, ai do të niset menjëherë drejt Laçit për inagurimin e 524 apartamenteve të financuara nga qeveria turke.

Gjatë kësaj vizite do të firmosen disa marrëveshje bashkëpunimi mes qeverisë shqiptare dhe asaj turke, ndërsa në orën 15:00 do të ketë dhe një konferencë të përbashkët mees Presidentit dhe Kryeministrit Rama.

Në orën 17:00 Erdogan do të jetë në sallën e Kuvednit të Shqipërisë, ku do të mbajë fjalëne  tij përshëndetëse para deputetëve, ndërsa në orën 18:30 do të largohet nga Shqipëria.

Vizita e tij ka bërë që Policia të marrë masa shtesë sigurie, duke bllokuar disa nga rrugët urbane dhe interurbane, në varësi të lëvizjeve që do të bëjë eskorta e presidentit turk.  Eskortimi i presidentit Erdogan dhe siguria e tij do të bëhet nga Garda e Republikës dhe RENEA.

Ndërkohë që nga Ankaraja kanë mbërritur efektivë të Gardës turke e gjithashtu edhe shërbimet sekrete nga ky vend.

Kujtojmë që vizita e Presidentit turk përkon me 554 vjetorin e vdekjes së Heroit tonë Kombëtar, Gjergj Kastriot Skëndërbeu. Gjergj Kastriot Skënderbeu, që udhëhoqi luftën kundër Perandorisë Osmane.

Ajo që mbetet për tu parë është nëse politikanët do gjejnë kohën që të shoqërojnë Erdoganin edhe të përkujtojnë heroin e Kombit.

Marrëveshjet që pritet të nënshkruhen sot mes dy palëve:

1 – Marrëveshje bashkëpunimi ndërmjet Agjencisë Anadolu dhe Agjencisë Telegrafike Shqiptare.

2- Memorandum mirëkuptimi për bashkëpunimin në fushën e trajnimeve për zbatimin e ligjit ndërmjet qeverisë së Turqisë dhe Shqipërisë.

3- Protokoll Bashkëpunimi ndërmjet Drejtorisë së Arkivit Shtetërore Turqisë dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Arkivit.

4- Memorandum mirëkuptimi për Bashkëpunimin në Fushën e Rinis dhe Sporteve ndërmjet ministrisë se Turqisë dhe asaj shqiptare.

5- Memorandum mirëkuptimi ndërmjet ministrisë së jashtme të Turqisë dhe asa shqiptare për bashkëpunimin në fushën e protokollit.

6- Protokoll bashkëpunimi ndërmjet Drejtorisë së Përgjithshme Shtetërore të Operas së Baletit dhe të ministrisë së Kulturës dhe Turizimit të Turqisë dhe Ansamblit të Operas dhe Baletiti dhe Folklorit shqiptar.

7 -memorandum mirëkuptimi në fushën e menaxhimit të Fatkeqësive ndërmjet Drejtorisë së Emergjencave dhe Ministrisë së Brendshme të Turqisë.

Agjenda e plotë e Erdogan për vizitën në Shqipëri:

09.25 – Ceremonia e pritjes, Aeroporti “Nënë Tereza”

10.05 – Vizita e Presidentit të Republikës së Turqisë në një prej shtëpive të rindërtuara pas tërmetit të 26 Nëntorit në Laç.

10.20 – Ceremonia e dorëzimit të shtëpive të ndërtuara pas tërmetit në Laç

Ceremonia e emërtimit të sheshit në Laç me emrin e Presidentit të

Republikës së Turqisë

13.00 – Takim midis Presidentit të Turqisë Sh.T.Z. Recep Tayyip Erdoğan dhe Kryeministrit të Shqipërisë, Sh.T.Z. Edi Rama

15.00 – Nënshkrimi i marrëveshjeve dhe konferenca e përbashkët për shtyp

16.00 – Ceremonia e inaugurimit të xhamisë së Et’hem Beut

17.00 – Përshëndetja e Presidentit të Republikës së Turqisë në Kuvendin e Shqipërisë

18.00 – Nisja drejt aeroportit të Rinasit

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
RingRing
spot_img
spot_img
spot_imgspot_img
spot_img