Tirana
light rain
21.5 ° C
21.5 °
21.5 °
83 %
1kmh
75 %
Die
26 °
Hën
30 °
Mar
33 °
Mër
34 °
Enj
29 °
E shtunë, 13 Gusht, 2022
spot_img

Erdogan shtrëngon duart me Putin, arrihet marrëveshja: Turqia do të paguajë gazin e Rusisë me rubla

spot_img

Lajme të ngjashëm

Presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan ka zhvilluar sot një vizitë zyrtare në Rusi, aty ku dhe është takuar me presidentin rus, Vladimir Putin.

Dy liderët kanë rënë dakort që Turqia ta paguajë Rusinë me monedhën ruse, rubla, për një pjesë të  gazit rus, me të cilin Ankaraja furnizohet.

albsig

“Në procesin e negociatave, presidentët ranë dakord që do të fillonin pagesën në rubla për furnizimet e pjesshme të gazit. Po flasim për kalimin në monedhat kombëtare dhe në fazën e parë, një pjesë e furnizimeve do të paguhen në rubla ruse. Dhe kjo është me të vërtetë një fazë e re, mundësi të reja, duke përfshirë zhvillimin e marrëdhënieve tona monetare dhe financiare”, u tha gazetarëve zëvendëskryeministri rus Alexander Novak.

Gjithashtu ai bëri me dije se Putin dhe Erdogan ranë dakort për krijimin e bllookut bankar financiar, për të mundësuar kompanitë tregtarë, qytetarët ruse, të paguajnë gjatë udhëtimeve turistike dhe të shkëmbejnë para.

Ndrkohë, gjithashtu ata ranë dakort për të mbajtur takimin e radhës të Këshillit të Bashkëpunimit të Nivelit të Lartë Ruso-Turk në Turqi.

 

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img