
Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan do të vijë së shpejti në Shqipëri ku do të inagurojë 524 apartamente të reja në Bashkinë e Kurbinit, të cilat u dëmtuan nga tërmeti tragjik i 26 Nëntorit. Lajmi u bë me dije ditën e sotme në takimin që kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla pati me Erdogan gjatë vizitës zyrtare në Turqi.
Gjatë këtij takimi Nikolla i shprehu mirënjohje presidentit turk për ndihmën e ofruar Shqipërisë për përballimin e pasojave të tërmetit, si dhe rolin e Turqisë si lobuese në njohjen e Kosovës.
“Ju falenderojmë për rolin e Turqisë si lobuese e fuqishme në njohjen e Kosovës në arenën ndërkombëtare, zërin e fuqishëm të Turqisë në NATO për institucionalizimin e marrëdhënieve me Kosovën, dhe do të dëshironim angazhimin e Turqisë edhe në ndalimin e fushatës së Serbisë për tërheqjen e njohjes së Kosovës nga disa shtete”, mësohet të ketë Nikolla gjatë takimit me Erdogan.