Presidenti turk Rexhep Taip Erdogan tha se Vladimir Putin mund të vizitojë Turqinë më 27 prill, për të marrë pjesë në hapjen e termocentralit të parë bërthamor Akkuyu të ndërtuar nga “Rosatom”.
“Putini mund të fluturojë për në Turqi më 27 prill për ceremoninë e hapjes, ose mund të marrë pjesë në ceremoninë online”, tha Erdogan për kanalin televiziv ATV.
Erdogan tha gjithashtu se ai nuk do të lejojë që vendet perëndimore ta tërheqin Turqinë në një luftë kundër Rusisë.
Rosatom është Korporatë shtetërore e Rusisë për Energjinë Atomike.