Tirana
clear sky
4.5 ° C
4.5 °
4.5 °
65 %
1.5kmh
0 %
Enj
15 °
Pre
18 °
Sht
19 °
Die
16 °
Hën
17 °
E enjte, 30 Mars, 2023

Erdogan përuron xhaminë e re në sheshin Taksim

Lajme të ngjashëm

Presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan ka përuruar një xhami në Sheshin Taksim, projekt i cili shkaktoi një sërë protestash në vitin 2013.

Xhamia Taksim dhe kupola e saj 30 metra e lartë ndodhen simbolikisht mbi një monument që i dedikohet themelimit të republikës turke nga Mustafa Kemal Ataturk.

“Xhamia Taksim tani zë vend midis simboleve të Stambollit,” tha  Erdogan pasi bëri lutjet e së premtes në xhami.

Ai gjithashtu u tha qytetarëve se ndërtimi i xhamisë ishte një fitore ndaj protestuesve që kishin kundërshtuar ndërtimin e xhamisë në Sheshin Taksim dhe asgjë nuk mund të ndalojë këtë inciativë.

“Nuk kishte as një dhomë lutjesh dhe besimtarët  luteshin në gazeta në tokë,” u tha Erdogan qytetarëve të premten.

Besimtarët vlerësuan xhaminë e re, e cila ndërthur tiparet osmane me modelin bashkëkohor dhe mund të strehojë rreth 4,000 njerëz dhe ka një sipërfaqe prej 16,500 metra katrorë.

Planet në 2013 për të ndërtuar xhaminë në Parkun Gezi të Stambollit, në zonën e Sheshit Taksim, ndezën një valë protestash  si në qytet, ashtu edhe protesta solidarizuese në të gjithë botën.

Më shumë