Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Rajoni

Erdogan mesazh Mitsotakit para takimit: Miku im, s’ju kërcënojmë nëse s’na kërcënoni

Shkruar nga Newsbomb
Erdogan mesazh Mitsotakit para takimit: Miku im, s’ju

Kryeministri i Greqi, Kyriakos Mitsotakis do të zhvillojë nesër një takim me presidentin e Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan.

E teksa një ditë i ndan nga takimi, presidenti turk i ka dërguar një mesazh Mitsotakit duke thënë se Ankaraja nuk kërcënon nëse edhe Athina nuk e bën të njëjtën gjë.

“Kyriako, miku im. Ne nuk ju kërcënojmë nëse nuk na kërcënoni. Nuk ka asnjë çështje që nuk mund ta zgjidhim. Le të forcojmë besimin mes dy vendeve tona. Të rrisim bashkëpunimin dypalësh në çdo sektor, në ekonomi, tregti, transport, energji, shëndetësi, teknologji, arsim, në çështjet që kanë të bëjnë me rininë”, shton presidenti i Turqisë në intervistën e tij për Kathimerini.

Presidenti turk në intervistën e tij përshkruan gjithashtu se për të ka probleme të ndërlidhura që duhen zgjidhur veç shelfit kontinental dhe se kur i drejtohemi drejtësisë ndërkombëtare, nuk duhet të lëmë asnjë problem pas.

“Unë besoj se problemet do të zgjidhen në kuadër të dialogut dhe vullnetit të mirë. Natyrisht, ka shumë probleme të ndërlidhura që duhet të zgjidhen përveç shelfit kontinental. Ne duhet t'i konsiderojmë ato si një e tërë. Një qasje selektive nuk është e saktë. Të flasim për tema të caktuara dhe të mos flasim për të tjera. Sepse të gjitha janë të ndërlidhura. Kur i drejtohemi drejtësisë ndërkombëtare, nuk duhet të lëmë asnjë problem pas. Megjithatë, për të gjitha problemet tona duhet të flasim me guxim dhe të drejtojmë drejt opinionin tonë publik”, tha Erdogan ndër të tjera.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese