Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Bota

Erdogan merr masa për të bllokuar në kufi refugjatët që mund të vijnë nga Afganistani

Shkruar nga Newsbomb
Erdogan merr masa për të bllokuar në kufi refugjatët që

Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan kërkon dhe shpreson që situata në Afganistan të stabilizohet në mënyrë që të mos ketë valë të re refugjatësh, pasi Turqia ka vuajtur gjithnjë nga luftërat në Lindjen e Mesme dhe të Largët.

Këto luftra gjithmonë kanë sjellë vala të fuqishme emigrantësh që kanë hyrë në Turqi, tranzit apo dhe si të përhershëm.

Erdogan ka biseduar me kryeministrin e Pakistanit, Imran Khan që të ndihmohet në stabilizimin e Afganistanit që me shumë gjasa nesër do të ketë zyrtarisht qeverinë e talebanëve. Turqia i frikësohet një eksodi afgan që kalon nëpërmjet Iranit dhe për këtë po merr masa në kufi.

“Ss terroristët dhe as emigrantët e paligjshëm nuk mund të hyjnë në vendin tonë ndërsa ne jemi këtu”, ka paralajmëruar Ministri i Mbrojtjes, Hulusi Akar.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll