Tirana
clear sky
22.5 ° C
22.5 °
22.5 °
60 %
0.5kmh
0 %
Hën
26 °
Mar
27 °
Mër
27 °
Enj
26 °
Pre
25 °
E hënë, 16 Maj, 2022
spot_img

Erdogan kundër anëtarësimit të Finlandës dhe Suedisë në NATO, këshilltari i tij zbut tonet: Nuk po u mbyllim derën, por në vendet nordike ka shumë organizata terroriste

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan nuk është shprehur pozitiv për anëtarësimin e Finlandës dhe Suedisë në NATO. I pyetur nga gazetarët, një ditë pasi presidentët e dy vendeve nordike shpallën mbështetjen për anëtarësimin e aleancës së NATO-s, Erdogan tha se Turqia ka gabuar njëherë me Greqinë në këtë drejtim, ndaj nuk do të donte ta përsëriste sërish.

Por këshilltari i tij, Ibrahim Kalin, i ka zbutur tonet sot, duke thënë se vendi i tij nuk po “ia mbyll derën” anëtarësimit të Finlandës dhe Suedisë në NATO. Ai tha se Turqia po e ngrinte rastin “si një çështje sigurie kombëtare”, për shkak të shumë organizatave terroriste që veprojnë në vendet nordike.

Finlanda e ka paraqitur kërkesën për t’u anëtarësuar në NATO, ndërsa Suedia pritet ta bëjë shumë shpejt. Nga ana tjetër, Rusia i ka kërcënuar të dy vendet se do të përballen me pasoja, teksa nga sot Rusia ndërpreu furnizimin me energji elektrike të Finlandës.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
RingRing
spot_img
spot_img
spot_imgspot_img
spot_img