Hapësire reklamuese

Politikë

Erdogan kërkoi pastrimin e FETO-s, Rama: Sipas ligjit janë mbyllur institucionet

Shkruar nga Newsbomb
Erdogan kërkoi pastrimin e FETO-s, Rama: Sipas ligjit janë mbyllur

Kryeministir Edi Rama, pas përfundimit të mbledhjes së Asamblesë së Partisë Socialiste ka zhvilluar një prononcim të shkurtër për mediat.

Kreu i qeverisë shqiptare u pyet nga gazetarët edhe për kërkesën e Presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan, për të pastruar mbetjet e FETO-s, të organizatës së Fethullah Gulen, në Shqipëri

Rama u përgjigj duke thënë se në Shqipëri janë mbyllur dhe do të vijojnë të mbyllen të gjitha institucionet të cilat nuk janë në përputhje me ligjin e vendit.

“Në bazë të ligjeve dhe rregullave që ka republika e Shqipërisë, janë mbyllur institucione që mund t’i quani ju kështu apo të tjerët ashtu. Por janë mbyllur institucione që nuk kanë qenë në përputhje me ligjin e Shqipërisë dhe do të mbyllen ato që nuk janë në përputhje të kujtdo qofshin edhe kushdo qoftë që iu del për zot dhe në mbrojtje apo iu vë etiketa të caktuara”, tha kryeministir Rama.

LEXO EDHE: Asambleja e PS, Rama: Ditë reflektimi mbi kritikat, për McGonigalin ja keni futur kot

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese