Tirana
clear sky
10.5 ° C
10.5 °
10.5 °
82 %
2.1kmh
0 %
Sht
19 °
Die
19 °
Hën
13 °
Mar
12 °
Mër
5 °
E shtunë, 25 Mars, 2023

Erdogan: Kemi zbuluar 58 miliardë metër kub gaz natyror në Detin e Zi

Lajme të ngjashëm

Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan thotë se kërkimet për gaz natyror në Detin e Zi kanë rezultuar të suksesshme.

Erdogan njoftoi sot se nga shpimi i anijes “Fatih”, është zbuluar një rezervë me plot 58 miliardë metër kub gaz natyror në një thellësi prej 3,023 metrash.

Gjatë një deklarate për media, Erdogan ka shpalosur edhe masat e reja që do të ndërmerren për të eleminuar kërcënimet terroriste që vijnë nga kufiri me Sirinë.

Ai tha se për këtë, do të ndërtohet një kordon sigurie 30 kilometra i gjatë përgjatë vijës kufitare.

“Turqia do të hyjë në një fazë të re në luftën kundër terrorizmit duke synuar të shkatërrojë të gjithë rrënjën e grupit terrorist, si dhe burimet dhe mbështetjen e saj, kapacitetin e armatosur”, tha Erdogan.

Më shumë