Tirana
clear sky
19.5 ° C
19.5 °
19.5 °
83 %
1kmh
0 %
Mër
41 °
Enj
41 °
Pre
39 °
Sht
40 °
Die
41 °
E mërkurë, 28 Korrik, 2021

Erdogan ‘ha’ presionet, Turqia liron pastorin amerikan

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

2237798b75058364459b076cfe46505d

Situata e tensionuar gati 2 vjeçare mes SHBA dhe Turqisë mesa duket ka filluar të qetësohet.

Një gjykatë turke ka vendosur ditën e sotme për lirimin e pastorit amerikan Andrew Brunson, i cili prej dy vitesh mbahej i dënuar në Turqi me akuzat e terrorizmit, që prej trazirave të dhunshme të 2016.

Brunson, arrestimi i të cilit nxiti mosmarrëveshje diplomatike midis dy aleatëve të NATO-s, ka hedhur poshtë akuzat e spiunazhit dhe terrorizmit dhe e mbrojti fuqishëm pafajësinë e tij. Shtetet e Bashkuara kishin kërkuar vazhdimisht lirimin e tij dhe në gusht vendosën sanksione ndaj Turqisë, shkruan TIME.

Ai u akuzua për kryerjen e krimeve në emër të grupeve terroriste dhe lidhjeve të dyshuara me militantë kurdë të jashtëligjshëm dhe një rrjeti të udhëhequr nga një klerik turk me bazë në SHBA, i cili akuzohet për orkestrimin e përpjekjeve të grushtit të shtetit.

Më shumë

spot_img
spot_img