Hapësire reklamuese

Politikë

Erdogan: Grupi FETO vazhdon aktivitetin në Shqipëri, duan të hedhin hije...

Shkruar nga Newsbomb

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan përsëriti thirrjen e tij për luftën ndaj gylenistëve në Shqipëri.

Në konferencën e përbashkët që mbajti me kryeministrin Rama pas nënshkrimit të 6 marrëveshjeve mes dy vendeve, presidenti turk tha se pjesë e axhendës sot ishte edhe pastrimi i mbetjeve të grupit FETO në Shqipëri. Erdogan tha se lufta e Turqisë kundrejt gylenistëve vazhdon.

Erdogan: Pjesë e axhendës tonë ishte edhe pastrimi i mbetjeve të Shqipërisë, e cila vazhdon aktivitetet e saj me qëllim për të hedhur hije mbi marrëdhëniet tona. Ne nuk do të lejojmë që kjo të arrijë objektivat e saj dhe shikojmë që edhe autoritetet shqiptare janë të vetëdijshme për këtë. Lufta jonë me këtë strukturë do të vazhdojë dhe falenderoj për kontributit që ka dhënë Fondacionit Turk që vazhdon aktivitetin e arsimit në Shqipëri. Ne kemi bindje se ky kontribut do të vazhdojë dhe periudhën e ardhshme.

Lexo edhe: Kryediplomati turk i prerë nga Tirana: Pastroni mbetjet e fundit të FETO-s!

Gjithashtu  presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan falenderoi kryeministrin e Shqipërisë dhe delegacionin shqiptar për vizitën e tyre në Ankara, ndërsa theksoi mbështjen e Turqisë për Shqipërinë. “Ne do të vazhdojmë të qendrojmë pranë popullit shqiptar”, tha ndër të tjera Erdogan.

Erdogan: Jam shumë i kënaqur që mirëpres Ramën dhe delegacionin e tij në Ankara. Ju uroj mirëseardhjen..Vitin e kaluar festuam 100 vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomtaike mes Shqipërisë dhe Turqisë. Konfirmuan vendosmërinë për të ngritur në nivelin më të lartë marrëdhëniet tona. Me marrëveshjet që nënshkruam perforcuam bazën juridike të bashkëpunimit tonë. Turiqa është 5 nga investitorët më të mëdhenj në Shqipëri…

Presidenti turk tha se objektiv i marrëveshjeve që u nënshkruan sot është që të çojë volumin tregtar mes dy vendeve në 2 miliardë dollarë nga 1 që është aktualisht.

Erdogan: Vitin e kaluar festuam 100-vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike ndërmjet Turqisë dhe Shqipërisë. Bashkëpunimi ynë shumëdimensional vazhdon të zhvillohet në kuadër të partneritetit strategjik që ne kemi shpallur në Ankara, së bashku me Kryeministrin Rama në vitin 2021. Sot, në mbledhjen e parë të Këshillit tonë, konfirmuam edhe një herë vendosmërinë për të ngritur në një nivel më të lartë marrëdhëniet tona. Theksova edhe një herë rëndësinë që i jep Turqia zhvillimit të Shqipërisë, mbështetjen për rritjen e mirëqenies së popullit shqiptar. Me marrëveshjet që nënshkruam, përforcuam bazën juridike të bashkëpunimit tonë.

Volumi tregtar ka arritur në 1 miliardë dollarë. Objektivi ynë i ri është që ta çojmë në 2 miliardë dollarë dhe përcaktuam këtë si objektiv. Kam besim se me përpjekjet e sektorit tonë privat do të arrijmë këtë shifër në një kohë shumë të shkurtër.

Turqia është një prej pesë investitorëve të huaj më të mëdhenj të Shqipërisë, me një investim që arrin deri në 3.5 miliardë dollarë. Më shumë se 600 firma turke kanë punësuar mbi 15 mijë qytetarë shqiptarë duke mbështetur ekonominë vendase. Ne do të vazhdojmë të punojmë në mënyrë reciproke për të rritur investimet dhe për të zhvilluar lidhjet midis sektorëve të biznesit. Do të vazhdojmë mbështetjet tona për projekte në lidhje me zhvillimin e Shqipërisë përmes agjencisë TIKA.

Edhe marrëveshja që ne nënshkruam pak më parë në lidhje me statusin e zyrës së koordinimit të TIKA-s ne Tiranë, do të përforcojë edhe më shumë bashkëpunimin tonë. Në konferencën e shtypit që mbajtëm këtu me Kryeministrin Rama në janar 2021 dhamë lajmin e mirë dhe premtimin se do të ndërtonim brenda tre muajve një spital në Shqipëri, madje vendosëm edhe bast me zotin Rama për këtë çështje....

Marrëveshjet e nëshkruara sot mes Shqipërisë dhe Turqisë janë:

1. Memorandum Mirëkuptimi ndërmjet Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit të Republikës së Shqipërisë dhe Ministrisë së Mjedisit, Urbanizimit dhe Ndryshimeve -Klimatike të Republikës së Turqisë për bashkëpunim ne fushën e mjedisit.

2. Memorandum Mirëkuptimi ndërmjet Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit të Republikës së Shqipërisë dhe Ministrisë së Bujqësisë dhe Pyjeve të Republikës së Turqisë për menaxhimin e qëndrueshëm të pyjeve dhe zonave të mbrojtura.

3. Marrëveshje ndërmjet KM të RSH dhe Qeverisë së Republikës së Turqisë mbi statusin e zyrës së koordinimit të programit TIKA Tirana.

4. Marrëveshje kuadër ushtarake ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Turqisë.

5. Memorandum Mirëkuptimi ndërmjet Qeverisë së RSH dhe Qeverisë së Republikës së Turqisë në Fushat e Medias dhe Komunikimit për komunikimin dhe informimin publik.

6. Protokoll Bashkëpunimi midis Korporatës Turke të Radio Televizionit dhe Radio Televizionit Shqiptar

Lexo edhe: “Qendrojmë pranë popullit shqiptar”, Rama dhe Erdogan nënshkruajnë 6 marrëveshje

Lexo edhe: Rama më lëvdata për Erdoganin: Shqiptarët s’ju harrojnë për 3 momente të rëndësishme

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese