Tirana
clear sky
0.5 ° C
0.5 °
0.5 °
86 %
2.1kmh
0 %
Hën
12 °
Mar
12 °
Mër
12 °
Enj
14 °
Pre
14 °
E hënë, 28 Nëntor, 2022

Erdogan gjen mbështetësin e parë brenda BE, Budapesti: Veprimet pas puçit, janë të duhura dhe të drejta

spot_img

Lajme të ngjashëm

Ministri i Tregtisë së Jashtme dhe Punëve të Jashtme i Hungarisë Peter Szijjarto tha se qeveria e Turqisë po merr masa të duhura pas tentativës për grusht shteti më 15 korrik, raporton Anadolu Agency (AA).

Szijjarto ka dhënë deklaratë për faqen e lajmeve Index e cila vepron në Hungari.

“Qeveria e Turqisë po merr masa të duhura pas tentativës për grusht shteti. Puçi ushtarak është ngjarje shumë serioze dhe duhet t’i jepet përgjigje e duhur. Sipas meje, masat e qeverisë së zgjedhur demokratike për nxjerrjen në pah të të gjithë atyre që kanë marrë pjesë në puçin ushtarak, janë iniciativë e duhur dhe e drejtë”, tha Szijjarto.

Duke theksuar se nuk pajtohet me pretendimet se në Turqi janë marrë masa antidemokratike, Szijjarto u shpreh se “Për momentin, nuk bëhet fjalë për diçka të tillë. Nëse vërejmë një gjë të tillë, atëherë ne si Hungari e shprehim mendimin tonë haptazi.”

Szijjarto theksoi se i ka ndjekur nga afër ngjarjet në Turqi, duke shtuar: “Ministri i Jashtëm i Turqisë (Mevlüt Çavuşoğlu) është mik i imi me të cilin kemi lidhje shumë të mira. Gjatë tentativës për puç unë po vija nga Mongolia. Kur arritëm në aeroport, e mora në telefon. Jo si zyrtarë, por përkundrazi, si mik, doja të mësoja se si është gjendja. Kur pas gjysmë ore ai më mori mua, tha se edhe rezidenca e tij ishte sulmuar me helikopter por se ai vetë është mirë. Që nga ajo ditë e deri më tani, me të kam biseduar disa herë.”

Më shumë




spot_img








spot_img