Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Bota

Erdogan: Do punoj që Kosova të njihet nga vende të reja, do e diskutoj dhe me Presidentin Biden

Shkruar nga Newsbomb
Erdogan: Do punoj që Kosova të njihet nga vende të reja, do e

Presidenti i Turqisë Rexhep Taip Erdogan, është shprehur për mediat e vednit të tij se ai do të punojë që Kosova të njihet nga shtete të reja dhe të avancojë me njohjet.

Madje, Presidenti turk ka thënë se temën e Kosovës do ta hapë në bisedimet me presidentin amerikan Joe Biden, gjatë Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, e cila do të mbahet këtë vit.

Kosova ka shpallur pavarësinë në vitin 2008 dhe sipas Ministrisë së Jashtme të Kosovës, 117 vende e kanë njohur atë. Sipas Erdogan, ai do të propozojë një plan të përbashkët, në mënyrë që të rritet numri i vendeve që e njohin Kosovën.

Këto komente Presidenti i Turqisë i bëri gjatë një takimi që mbajti në Stamboll, ku foli dhe për luftën e Talebanëve në Afganistan. Ai bëri thirrje që ata të tërhiqen nga lufta me “vëllezërit e tyre”, pasi kjo nuk është mënyra se si myslimanët duhet të merren me njëri-tjetrin.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll