Presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan i ka kërkuar homologut të tij presidentit rus, Vladimir Putin që të mbajë një pozicion pozitiv për të arritur një marrëveshje me Ukrainën.
Ai madje i ka propozuar Putinit një takim “kokë më kokë” me presidnetin ukrainas, Volodymyr Zelensky në Turqi.
“Presidenti Erdogan theksoi rëndësinë e arritjes së një armëpushimi, funksionimin efikas të korridoreve humanitare dhe evakuimet e sigurta dhe tha se Turqia do të vazhdojë të bëjë atë që mundet për të parandaluar sigurimin e paqes së qëndrueshme” njofton presidenca turke në lidhje me takimin.