Presidenti i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan i ka dërguar një mesazh Shteteve të Bashkuara të Amerikës, lidhur me anëtarësimin në NATO të Suedisë.
Ai tha se duhet që Kongresi Amerikan të votojë dhe të lejojë shitjen e avionëve F-16 në Turqi, kështu dhe Asambleja Kombëtare Turke të votojë në favor të anëtarësimit të Suedisë në NATO.
“Si president, unë kam bërë pjesën time, por kam edhe një pritshmëri. SHBA-ja duhet ta kalojë këtë (shitjet e F-16 në Turqi) nga Kongresi i saj, në mënyrë që ne të mund t'i ndërmarrim këto hapa njëkohësisht”, u tha Erdogan.
Sondazh
Poll