Tirana
broken clouds
21 ° C
21 °
21 °
64 %
2.1kmh
75 %
Mër
21 °
Enj
18 °
Pre
20 °
Sht
16 °
Die
18 °
E mërkurë, 12 Maj, 2021
spot_img

‘Erdhi pica’, u përleshën me çiftin e ri dhe tentuan t’i vidhnin, si u zbuluan hajdutët në Tiranë (EMRAT-FOTO)

spot_img

Lajme të ngjashëm

Tre të rinj kanë përfunduar në gjykatë, për shkak se akuzohen për sulm dhe grabitje të një çifti ndërsa ishin maskuar si shpërndarës picash.

Prokuroria e Tiranës, pas kqyrjes së një numri të konsiderueshëm të kamerave të sigurisë ka mundur të identifikojë dhe arrestojë tre të rinjtë që kishin gjetur një mënyrë të pazakontë për të grabitur banesat.

Njëri prej tyre është identifikuar nga hetuesit përmes shenjave të gishtave të lëna në kutinë e picës në banesën e një çifti në Tiranë. Ai është Kristjan Gjoka, ndërsa dy të tjerët, bashkëpunëtorë, Anton Kolndrea dhe Eduart Gjoka.

Të tre kanë trokitur në derë dhe kanë janë përleshur me pronarët e banesës. Ata në fillim u habitën pasi nuk kishin porositur pica, por nuk iu shkoi në mendje se ishin hajdutë, porse mund të kishin ngatërruar adresë.

Hajdutët tentuan të vjedhin me dhunë banesën e një 29-vjeçari, ndërsa ky i fundit, teksa denoncoi rastin në komisariatin numër 3, u tregoi oficerëve edhe mënyrën se si ndodhi ngjarja. Ai i tha policisë se rreth orës 22:30, një djalë i ri me kaskë motori në kokë që mbante në dorë një kuti picash i ra ziles së shtëpisë. Ai kishte hapur derën dhe shpërndarësi i rremë i kishte thënë: keni porositur picë. Por, i zoti i shtëpisë i ishte përgjigjur: Keni ngatërruar adresë, nuk kemi porositur picë.

Në këtë moment pronari i shtëpisë u sulmua ndërsa në shtëpi hynë edhe dy persona të tjerë, një prej të cilëve mbante edhe thikë. Në sheshpushimin e pallatit, tre picierët e rremë kanë hedhur kutinë e picës, e cila më pas u sekuestrua nga policia. Hetimi zbuloi se kutia mbante logon e një picerie me seli në Babrru. 

b5ca0aa2 7f0b 4d99 a2c5 fe23f67089cf

spot_img

Më shumë

spot_img