Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Erdhi në Shqipëri për të votuar, raportuesja e PPE për Kosovën kritikon Albin Kurtin: E papranueshme! Nuk e kuptoj sesi...

Shkruar nga Newsbomb
Erdhi në Shqipëri për të votuar, raportuesja e PPE për

Raportuesja e Parlamentit Evropian për Kosovën, Viola von Cramon ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti, për pjesëmarrjen e tij në zgjedhjet parlamentare të cilat po mbahen ditën e sotme në Shqipëri. 

Përmes një postimi në Tëitter Cramon shprehet se nuk e kupton sesi Kosova ankohet për ndërhyrje të Serbisë dhe në anën tjetër voton në një shtet fqinj. Sipas saj votimi i Kurtit në Shqipëri është i papranueshëm.

“Nuk mund ta kuptojë gjithë këtë. Në njërën anë të gjithë në Kosovë ankohen për ndërhyrjen nga Serbia apo nga presidenti Aleksandër Vuçiç vet, por në anën tjetër këtu kryeministri i Kosovës edhe voton në një shtet fqinj. Nuk është e pranueshme, së paku jo për mua”, shkruan Von Cramon në Tëitter.

Pjesëmarrja më e lartë në zgjedhje deri më tani është në Dibër, ndërsa pjesëmarrja më e ulët vihet re në Vlorë.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll