Tirana
clear sky
10.5 ° C
10.5 °
10.5 °
66 %
1.5kmh
0 %
Pre
24 °
Sht
27 °
Die
30 °
Hën
31 °
Mar
21 °
E enjte, 23 Shtator, 2021
spot_img

Erdhi në jetë 6 muaj më parë, por kishte defekt në zemër: Përfundon me sukes operacioni i Loisit, i pari që ndodh në Shqipëri (E plotë – Foto)

spot_img

Lajme të ngjashëm

9f5e6d2c192e5957b12750e389073af4

Doktor Altin Veshti dhe ekipi i kardiokirurgjisë në QSUT kanë realizuar për herë të parë në Shqipëri operacionin e një bebeje 6 muajshe që kishte një defekt në zemër.

Loisi, ka ardhur në jetë 6 muaj më parë por ka pasur një defekt në zemër, i quajtur Gerbode defect, një patologji shumë e rrallë që kërkonte ndërhyrje delikate dhe tejet komplekse, e cila nuk ishte realizuar më parë në vendin tonë.

Fatmirësisht operacioni ka dalë me sukses dhe Loisi do të vijojë normalisht jetën. Lajmin e jep dhe kryeministri Rama, i cili shkruan se ministrja Ogerta Manastirliu e ka ndjekur vetë nga afër rastin e bebes 6 muajshe.

“Ogerta ka ndjekur nga afër peripecinë e Loisit, bebes që ka ardhur në jetë 6 muaj më parë me një defekt të lindur në zemër. Një patologji shumë e rrallë, që kërkonte një ndërhyrje delikate dhe tejet komplekse, e cila nuk ishte realizuar më parë në vendin tonë. Operacioni që zgjati disa orë, u krye me sukses nga dr. Altin Veshti dhe ekipi i kardiokirurgjisë në QSUT, duke realizuar për herë të parë në Shqipëri korrigjimin e një defekti madhor (Gerbode defect)”, shkruan Rama.

Foto te shperndara nga kryeministri Rama:
83306434_10157386698971523_6073325193835577344_n.jpg83038061_10157386698996523_4915246017621786624_n.jpg

Më shumë

spot_img