Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

“Erdhi me borxhe, e u bë bashkëpunëtore në një hotel me 5 yje”, Shehaj e Xhaçka përplasen në Kuvend: Turp të vijë, familja ime ka që në ’91 që merret me biznes

Shkruar nga Newsbomb
“Erdhi me borxhe, e u bë bashkëpunëtore në një

Deputeti Agron Shehaj ka folur në Kuvend në lidhje me raportin e DASH, ku thuhej se Shqipëria është ndër qeveritë më të korruptuara.

Madje ai hodhi akuza ndaj ministers së Jashtme, Olta Xhaçka duke thënë se ajo erdhi në qeveri me borxhe dhe se pasi u bë ministre u bë bashkëpunëtore në një hotel me 5 yje.

“Një ditë më parë DASH e damaskoi qeverinë duke e cilësuar si më të korruptuarën. Kryeministri tha se raporti qenka copy paste, ky justifikime rëndon dhe më shumë faktin, pasi tregon se ndër vite qeveria nuk e ka luftuar korrupsionin, por e ka shtrirë në cdo qelizë. E megjithatë DASH nuk është i vetëm që thotë për korrupsionin, por edhe “transparency international”, e rëndit ndër vendet më të korruptuara në Europë.

Ndërsa kryeministri përpiqet të shfajësohet me batuta. Për shkak të bëmave të saj. Në 30 vjet ne kemi parë sesi politikanët hyjnë me xhepa bosh dhe bëhen milionerë. Marrim shembull ministren e Jashtme që përfaqëson Shqipërinë jashtë. Ministrja Xhacka ishte një aktiviste, kur hyri në politikë ishte me xhepa bosh, por me keq ishte me borxhe. Si pjesa më e madhe hyjnë në borxhe, pasi studiojnë jashtë, por pasi u bë ministre, pasuria kaloi nga minus që ishte, në bashkëpuntore në një hotel me 5 yje” tha Shehaj.

Ndaj këtyre akuzave ka reaguar edhe edhe ministrja Xhaçka, e cila është shprehur se familja e saj i ka të ardhurat nga bizneset që ka vite që merren dhe jo nga posti i saj.

“Unë ju mëshiroj. Ju ka humbur teksti dhe kapeni me kauzat që janë palaçollëqe dhe dikujt si ju, nuk ju shkojnë. Është fatkeqësi që opozita të drejtohet me njerëz si ti sepse nuk dinë ta bëjnë sepse nuk studiojnë. Të vish të flasësh me slogane për familjarët të cilët kanë që në vitin 91, kur Shqipëria u bë vend demokratik, që merren me biznes. Nuk u pasurova unë por ata vazhdojnë me punën e tyre dhe biznesin e tyre. Ulu lexo s’ka lidhje investitori strategjik, për dikë që është në pronën e vet me kredi të veta private dhe s’ka përfituar asnjë centimetër nga shteti. Është në turpin tuaj që flisni paçavure "tha Xhaçka.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll