Hapësire reklamuese


Bota

“Erdhëm për një jetë më të mirë”, arrestohen katër të rinj shqiptarë me "biznes kanabisi" në britani

Shkruar nga Newsbomb
“Erdhëm për një jetë më të mirë”,

Katër të rinj shqiptarë kanë përfunduar pas hekurave në Britaninë e Madhe pasi u kapën gjatë një operacioni të madh anti-kanabis.

Ata janë Leo Metushi, 38-vjeç, Zenel Tusha, 23-vjeç, Petrit Tusha, 26-vjeç dhe Mirush Tusha, 23-vjeç.

Ata thanë se kishin ardhur në Britani për një jetë më të mirë, dhe pretenduan se u arrestuan vetëm një ditë pasi kishin mbërritur në vend, gjatë komunikimit me gjykatën përmes telekonferencës nga burgu i Durham-it.

Por prokurori pretendoi se shqiptarët kishin kohë që merreshin me shpërndarjen e kanabisit. Ai tha se gjatë operacionit në shtëpinë e tyre u gjet një letër që detajonte importin dhe shitjen e kanabisit, si dhe fitimet që kishte bërë secili prej katër shqiptarëve. Fitimet shkojnë rreth 200 mijë paund në total.

Prokurori tha se shqiptarët kishin blerë kanabis me vlerë 16,000 paund, dhe pasi e kishin ndarë, e kishin shitur për 3,800 paund kilogrami, duke bërë 23,500 paund fitim, të cilat u ndanë mes tyre.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese