Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

“Erdhe këtu takove djallin”, Rama publikon pjesën nga podcast i dytë, të ftuar ka gazetaren britanike

Shkruar nga Newsbomb
“Erdhe këtu takove djallin”, Rama publikon pjesën nga

Kryeministri Edi Rama ka ndarë një framgment të shkurtër nga podcast i radhës që ka zhvilluar.

Këtë herë kryeministri do të ketë të ftuar gazetaren britanike Alice Taylor. Rama shihet përballë gazetares teksa zhvillojnë një bashkëbisedim.

Gazetarja britanike thotë se pranoi që të përballej në interviste më kryeministrin pasi i pëlqeu fakti se ai ka dashur që të përballet me disa gjëra kritike që ajo kishte shkruar ndaj tij.

E teksa ndan një fragmet të shkurtërt, kreu i qeverisë njofton se podcast i radhës do të publikohet të shtunën, 15 prill.

Pjesë nga podkasti

Rama: Ti e bërë këtë hap erdhe këtu, takove djallin a e mendon tani edhe më shumë që mund të thonë te bleu të korruptoi të bëri për vete të bëri magji, nuk është më e jona!

Taylor: Isha kureshtare nga ftesa juaj më pëlqeu fakti që deshët të përballeshit me disa nga gjërat kritike që kisha shkruar dhe do të ishte budallallëk të të thoja jo.

Rama: Sa vite tu bënë këtu?

Taylor: 5 vite e gjysmë

Rama: Erdhët këtu vetëm për pak ditë dhe vijoni akoma...

Taylor: Është pushimi më i gjatë tre ditor... 5 vite e gjysmë! Ka patur jashtë mase ndryshime, disa prej tyre janë të mira, disa prej tyre... Shkruaj sepse kam një ndjenjë të fortë të drejtësisë sociale në qoftë se shikoj diçka që më mërzit thellësisht! Dua të rris vajzën time këtu, dua të plakem këtu.

Rama: E keni dashur ndonjëherë Anglinë?

Taylor: Jo... Nëse mendon për Anglinë mendoj ngjyrën gri, Kur mendoj për Shqipërinë mendoj të kuqen, të gjelbrën blunë!

Rama: Unë e para shembullin, që ju nuk ishtit aq e keqe sa e kisha menduar gjithnjë.

Taylor: Mendoj që bjondja është me gjasë më argëtuesja

Rama: Alice Taylor një britanike që ka adoptuar Shqipërinë si atdheun e vet të dashur. Shpresoj të ketë provuar se djalli nuk është aq i zi sa duket.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese