Hapësire reklamuese

Aktualitet

Era e rëndë alarmon fqinjët, gjendet i vdekur në banesë një burrë në Fier (EMRI)

Shkruar nga Newsbomb

Një 60-vjeçar është gjetur i pajetë mesditën e sotme në lagjen “Apollonia” në Fier.

Mësohet se në katin e tretë të një pallati është gjetur i pajetë Bajram Brataj, rreth 60 vjeç.  Ende nuk dihen shkaqet e vdekjes, por paraprakisht dyshohet se ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale.

Sakaq, kanë qenë banorët e pallatit, ata të cilët kanë lajmëruar policinë për shkak të aromës së rëndë që vinte nga banesa e viktimës.

Burime nga blutë bëjnë me dije se 60-vjeçari ka disa ditë që ka ndërruar jetë, pasi trupi është gjetur tërësisht i dekompozuar. Shërbimet zjarrfikëse janë futur nga dritaret e banesës për të nxjerrë trupin, pasi dera qëndronte e mbyllur.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.