Moti i keq me reshje dëbore dhe temperatura nën zero ka shkaktuar probleme në Qarkun e Kukësit.
Mësohet se si pasjë e erërave të forta është rrëzuar një lis në lagjen “Zabel”të qytetit, duke bërë që rreth 150 familje të mbeten pa energji elektrike.
Moti i ftohtë ka përfshirë qarkun e Kukësit prej disa ditësh, ku ka pasur probleme me furnizimin me energji elektrike në disa fshatra, ndërsa janë raportuar vështirësi në qarkullim si pasojë e mjegullës së dendur dhe ngricave në rrugë si pasojë e temperaturave nën zero.
Sipas sinoptikanëve në ditët në vijim presim një përkiqësim të kushteve klimaterike, ku gjatë ditës së mërkurë do të kemi një ulje drastike të temperaturave.