Hapësire reklamuese

Aktualitet

Era e fortë lë pa energji elektrike disa fshatra në Krujë

Shkruar nga Newsbomb
Era e fortë lë pa energji elektrike disa fshatra në Krujë

Reshjet dhe erërat e forta kanë dëmtuar disa linjave të vjetra në Krujë dhe disa fshatra janë prej disa orësh pa energji elektrike.

Sipas drejtuesve të OSHEE-së, të gjithë ekipet e punës janë në terren dhe po punohet për normalizimin total të situatës. Shqipëria këtë të hënë është zgjuar nën stuhinë e një ere të fortë. Reshjet kanë filluar që në orët e para të mëngjesit dhe intensiteti i tyre është mjaft i madh.

Kujtojmë që sipas parashikimit të motit, kjo e hënë paraqitet më problematike, ndërsa gjatë ditëve në vijim, intensiteti i reshjeve do të bjerë. Problematike paraqitet gjithashtu edhe parametri i erës ndërsa temperaturat do të jenë të larta.

 

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese