Hapësire reklamuese

Bota

“Era e alkoolit dhe djersës mashkullore do të më ndjekë përgjithmonë”, 38-vjeçarja rrëfen momentet e traumës pas përdhunimit në hotel

Shkruar nga Newsbomb
“Era e alkoolit dhe djersës mashkullore do të më

Një grua e cila është sulmuar seksualisht nga partneri i shoqes së saj disa kohë më parë, ka folur për momentet trionditëse, si dhe ka treguar se tashmë vuan nga çrreguillimi i stresit post traumatik (PTSD). 

38-vjeçarja Hannah Gregory hoqi dorë nga e drejta e saj për anonimat me qëllim për të inkurajuar viktimat e tjera të sulmit seksual, ndërsa sulmuesi u dënua me 3 vite burg.

Në një intervistë për “Daily Mail” ajo zbuloi se ka përjetuar 'makthe të tmerrshme' dhe tregoi se si "aroma e alkoolit dhe djersës mashkullore do ta ndjekin atë përgjithmonë".

Sulmuesi i saj, shefi i ndërtimit David Horton, 47 vjeç, partneri i mikes së saj më të mirë për 25 vite, e sulmoi atë seksualisht, ndërsa e dashura e tij flinte në shtratin tjetër të hotelit gjatë një fundjave në maj të vitit 2018. 

Ata kishin qenë në Londër dhe atë natë vizituan Sushi Samba dhe pub-et Star dhe Garter në Soho dhe më pas morën një taksi së bashku për të shkuar në hotel. 

Pasi të gjithë ranë në gjumë në hotelin me katër yje “Apex”, viktima e gjeti veten përballë një sulmi seksual, ndërsa Horton e preku fillimisht në vendet intime dhe më pas e përdhunoi teksa ajo përpiqej t’i shpëtonte sulmit.

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.